Erion Isai ndan episodin e dhimbshëm nga jeta e tij: “Humbëm fëmijën e parë…” 0 195

Ish-aktori i mirënjohur i “Portokallisë” Erion Isai ka qenë dje i ftuar në emisionin “Rudina”, për të diskutuar mbi jetën personale dhe profesionale të tij. Bashkë me të ka qenë edhe bashkëshortja e Erionit, Ajlin.

Në emision, Erioni ka ndarë edhe një nga momentet më të trishta që ka përjetuar ndonjëherë. Ai tregon se si çifti ka humbur fëmijën e parë gjatë disa pushimeve të çmendura, pasi partnerja e tij ka patur edhe një shtatzënësi tjetër përpara se vajza e tyre, Ajër, të vinte në jetë.

Ne nuk e dinim në fakt që Ajlin ishte shtatzënë dhe u nisëm për disa pushime të çmendura, gjatë së cilave ajo pësoi një abort spontan.” – tregoi Isai.

Megjithatë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Ajër, çifti ka lënë mënjanë çdo trishtim, për t’iu përkushtuar vajzës së tyre. Në emision u treguan dhe klipe nga koha e Erionit shpenzuar me vajzën e tij, ku duket qartazi përkushtimi dhe dhembshuria e një babai të dashur.

Aktualisht, ish-aktori i “Portokallisë” ka në dorë projektin e “Kënga Magjike 2017”, ku në krah të tij do të jetë edhe kolegu Bes Kallaku. Në një intervistë për Bordo, Erion Isai shpalos çdo detaj të këtij projekti të rëndësishëm.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *