Humbje e rëndë për Angela Martinin, modelja ndan dhimbjen me fansat e saj

Një person i rëndësishëm për modelen shqiptare Angela Martini ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Bëhet fjalë për shoqen e saj të ngushtë, Marissa, të cilën e njihte prej 8 vitesh.

Angela ka ndarë dhimbjen e saj me fansat në Instagram, nëpërmjet një fotoje të shoqes së ngushtë. Në description, ajo përshkruan dhimbjen që po përjeton në këto momente të vështira, dhe një përkushtim të ndjerë mikeshës së saj.



Konkretisht, ajo shkruan:

Këto janë fjalët më të trishta që më janë dashur të shkruaj deri më sot. Engjëlli im, shoqja ime e ngushtë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, nuk është më!

E dashur Marissa, 8 vite më parë kur ne u njohëm, ti ndryshove jetën time. Më bëre më të fortë, më të zgjuar dhe plot vetëbesim. U bëra e papërshkueshme nga plumbat falë teje! Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote nuk përshkruhej me fjalë dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua.

Do të të jem gjithnjë mirënjohëse për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! I vetmi mendim që më jep shpresë është që e gjitha kjo është e përkohshme dhe jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë.

U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!

 

Urojmë të njëjtën gjë për Marissa-n, e cila u nda nga jeta në moshë fare të re, si dhe një periudhë sa më të lehtë shpirtërisht për Angela Martinin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *