KreuCelebrity

Paparaci i bën presion Sia-s me foto nudo, këngëtarja e poston vetë

Nuk kanë shkuar sipas planit gjërat për një paparac, i cili vendosi t’i bënte presion këngëtares së famshme Sia, me një foto nudo të saj.

Paparaci i kishte dërguar mesazh këngëtares, duke e kërcënuar haptazi: “Nëse më paguan, do të të dërgoj foton në rezolucion të plotë dhe 14 imazhe të tjera të ngjashme,” dhe bashkangjitur ishte një foto e Sia-s nudo, bërë pa dijeninë e saj.

Por këngëtarja e talentuar australiane nuk “e hëngri” presionin, dhe i është kundërpërgjigjur duke e postuar vetë foton nudo, në Twitter-in e saj.

 

Dikush po përpiqet t’u shesë fansave të mi foto të miat nudo. Mos shpenzoni kot, ja ku e keni falas. Çdo ditë është Krishtlindje,” shkroi ajo.

Një mësim i vlefshëm nga Sia, për këdo që tenton të bëjë të tilla veprime të ulta dhe viktimat e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF