KreuBusull

Rama u rikthehet çitjaneve

Nuk është hera e parë që Kryeministri i vendit Edi Rama shpalos anën e tij prej artisti nëpërmjet veshjes, duke tërhequr mjaft komente thumbuese nga kushdo.

Përmendim këtu rastin e darkës informale në Bruksel për 6 kryeministrat e rajonit të Ballkanit, ku Rama ishte i vetmi veshur në mënyrë goxha rinore për moshën apo pozitën e tij, një kontrast i dukshëm me 5 liderët e tjerë, veshur me kravatë e këmishë. Dukej se Rama e kishte marrë fort për zemër natyrën “informale” të darkës, siç dallohet nga xhaketa blu e ndezur, t-shirt-i me stampime dhe pantallonat në model çitjanesh.

Ky nuk ishte rasti i vetëm dhe as i fundit i antikonformizmit të kryeminstrit.

Edi Rama i është rikthyer çitjaneve edhe ditën e sotme, ndërsa ndodhej në Fier, për të parë nga afër përfundimin e një investimi për ujësjellësin e këtij qyteti.

Pantallonat çitjane, kombinuar me xhaketë dhe këpucë të zeza, kanë qenë zgjedhja e kryeministrit për këtë rast.

Jo vetëm kaq: “çitjanet” i janë parë kryeministrit edhe në shfaqjet e tij në emisionin “Opinion”, ndërsa është paraqitur me tuta të gjera, duke e bërë studion e “Opinion”-it si shtëpinë e tij.

Me sa duket, ky model pantallonash është i preferuari i kryeministrit tonë. E kuptojmë pse: në fund të fundit, janë goxha të rehatshme për t’u mbajtur gjatë ditës. Rehatia është e rëndësishme për Edi Ramën, për të kryer ditë pas dite më së miri detyrat e tij si kryeministër.

Megjithatë, a janë këto veshje të përshtatshme për një figurë kaq të rëndësishme? Me siguri Rama nuk do të pengohej në detyrat e tij, nëse do t’i kushtonte pak më tepër rëndësi veshjes, për t’i dhënë seriozitetin e duhur imazhit të tij si Kryeministër i vendit.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF