KreuCelebrity

Të na falësh Kendall, por Emina i ka veshur para teje!

Kendall Jenner u vu së fundmi në qendër të vëmendjes, jo vetëm për faktin se shijoi një ndeshje basketbolli, por askujt nuk ia merrte mendja se modelja do të shfaqej në një aktivitet të tillë me çizmet plot gura shkëlqyes nga Saint Laurent! Edhe pse e kombinuar me xhinse dhe golf të gjerë në pjesën e sipërme, duhet pranuar se veshja e Kendall, këtë herë ishte disi e ekzagjeruar. Megjithatë, si shumicën e herëve, duket se Jenner nuk i ka interesuar shumë diçka e tillë.

Por, çizmet e modeles i kemi parë fillimisht nga një nga koleget e saj shqiptare, e cila ka qenë ndër të parat që përqafoi këtë risi të Saint Laurent. Ishte pikërisht Emina Cunmulaj ajo që postoi foto e video tejet e entuziazmuar, lidhur me blerjen e saj të re. Cunmulaj u shfaq në sfilatën e Philipp Plein veshur pikërisht me këto çizme, jo më larg se shtatorin e këtij viti.

Kombinuar me një pardesy metalizato, Emina e solli ndryshe këtë punim të Saint Laurent, ndërsa kujtojmë se ndër yjet botërorë, të parat që janë paraqitur me to janë emra si: Rihanna, Celine Dion, Cardi B etj. Çizmet kushtojnë rreth 7900 euro, e jo më kot. Nga fillimi, në fund, ato janë të punuara me 6000 gurë të vegjël, detaj që mesa duket ka çmendur VIP-at më në zë të momentit. Eh, në ëndrra…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF