Vepra e artit të Spears në ankand për bamirësi! 0 87

Ylli i Pop-it Britney Spears, përveçse këngëtarja më ikonike kësaj rryme muzikore në vite, na ka treguar së fundmi se po përfshihet shpirtërisht edhe në arte të tjera përveç muzikës.

Javë më parë, këngëtaren e pamë përmes një videoje teksa pikturonte me ëndje  e argëtohej në verandën e shtëpisë së saj me ngjyrat blu e violë, e në sfond dëgjoheshin tingujt e Moxartit! Këngëtarja ka menduar që kjo vepër modeste arti të përdoret për një qëllim të vlefshëm!

Piktura me lule e Spears ka dalë në ankand dhe ka kapur vlerën 10.000$! Ajo është blerë nga një zotëri, Robin Leach dhe paratë do të shkojnë për bamirësi për personat e prekur nga fatkeqësia që ndodhi në Las Vegas, sulmi i tmerrshëm terrorist me armë.

Britney është ndjerë krenare për këtë akt, pasi ajo e cilëson Vegas-in si shtëpinë e saj të dytë dhe lulet e pikturës si një fillim të ri! Bravo Britney-t për këtë gjest!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *