KreuCelebrity

Arjola Shehu, së shpejti me një projekt të ri në…

Moderatorja simpatike e “Kush vjen për drekë” në Tv Klan, ka qenë këtë pasdite e ftuar në programin “Rudina” të moderatores Rudina Magjistari. Ajo ka treguar për fillimet e karrierës së saj: pak në modeling, radio e në televizion sigurisht.

Ftesën për “Kush vjen për drekë”, adhuruesja e ëmbëlsirave e mori si një sfidë. Tashmë prej dy muajsh Arjola është pjesë e mesditës së ekranit të shqiptarëve me dy personazhe të ftuar që gatuajnë recetat e preferuara. Moderatorja shpjegoi se emisioni është me regjistrim, në mënyrë që të shmangin kohën e plotë të përgatitjes së recetave.

Gjatë intervistës, Arjola ka kujtuar edhe eksperiencën në emisionin radiofonik të mëngjesit në orën shtatë në “Mad”, që më pas u kthye në “InTv”. Për moderatoren, radioja ka qenë një eksperiencë e bukur së cilës ka ndërmend që t’i rikthehet shumë shpejt!

Ajo ka zbuluar se ka ideuar tashmë një projekt, i cili do të shndërrohet shumë shpejt në një program, por në një tjetër radio. Ndërsa pyetjes së sikletshme të Rudinës nëse është e dashuruar apo jo, Arjola i është përgjigjur shkurt: “Jam e dashuruar me jetën!”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF