Dashuroni të kuqen? Koleksioni i inspiruar nga Krishtlindjet, ideali për ju! 0 209

Nëse nuk e dashuroni të kuqen, atëherë ky nuk është sezoni juaj. Ishte një ndër tendencat e këtij Vjeshtë/Dimër 2017-2018, e tashmë të gjithë po çmenden pas kësaj ngjyre. Si për të mos mjaftuar kjo, mos harroni: festat e fundvitit janë afër!

Imagjinoni veten kombinuar vetëm me të zeza, dhe një palë çizme flakë të kuqe. Po fustani i së njejtës nuancë, a nuk do t’iu kthente në mbretëreshën e mbrëmjes? Për të mos folur për intimot, që do të ndezin zjarrin në shtrat…në mes të të ftohtit të dimrit!

Për adhuruesit e së kuqes, kjo është periudha perfekte për të shpalosur shijet tuaja. Përhumbni në koleksionin e inspiruar nga Krishtlindjet, për një sezon më mahnitës se kurrë. Mos u dashuroni shumë, ne ju përgatitëm:

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *