KreuCelebrity

Kate Middleton rikthen fustanin e preferuar të pritjes së ëmbël!

Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton ka filluar të jetë sërish prezente në eventet e ndryshme publike. Ajo e ka marrë disi veten nga Hyperemesis Gravidarum dhe ka filluar të shfaqë edhe barkun e saj të rrumbullakosur gjatë pritjes së tretë të ëmbël!

Dukesha njihet për lidhjen e ngushtë me modën, veshjet e preferuara dhe rikthimin e tyre në vëmendje duke i shoqëruar me aksesorë të ndryshëm. Ajo u paraqit në galanë e bamirësisë në pallatin Kensington me një fustan të zi e të gjatë prej dantelle të realizuar nga Diane Von Furstenberg.

Të njëjtin fustan, dukesha e ka veshur në vitin 2014, kur ishte në pritjen e ëmbël me princeshën Charlotte gjatë takimit me grupin e Pop-it “One Direction”. Kësaj paraqitjeje dukesha i kishte shtuar një clutch elegant të zi e byzylykun e saj prej diamanti.

Duket se edhe e dashura e princit Harry, aktorja e “Suits”, Meghan Markle e preferon shumë dantellën. Ajo është fotografuar me një fustan të tillë, por më të shkurtër e me ngjyrë blu në tapetin e kuq në vitin 2012.

Kate dhe princ William rrëfyen se pjesëtari më i ri i familjes mbretërore do të vijë në jetë në muajin prill të vitit të ardhshëm, e ndërkohë, dukesha vazhdon të shfaqet kudo për detyrat e saj mbretërore me buzëqeshjen që e karakterizon.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF