KreuCelebrity

Ledion Liço një hap para Arbana Osmanit. Arsyeja…?

Jemi informuar që të dy moderatorët e njohur të Top Channel janë të zënë me projekte të reja, të cilat presim të nisin mjaft shpejt.

Arbana Osmani do të rikthehet në ekran me një sezon të dytë të “Dua të të bëj të lumtur”, pas suksesit që pati ky emision sezonin e parë të tij.

Kam dashur ta bëj këtë program, pasi gjithmonë kam dashur të jem pranë njerëzve të thjeshtë, pranë njerëzve që nuk kanë lidhje me ekranin apo me botën e showbiznesit. Ndoshta jam velur duke qenë në kontakt me këtë kategori njerëzish si artistë, personazhe të njohur apo njerëz të thjeshtë që duan të bëhen të famshëm”, ka treguar Osmani.

Sipas njoftimeve të fundit, sezoni i dytë i “Dua të të bëj të lumtur” nis në shkurt 2018. Mezi presim të shohim surprizat e rezervuara!

Rezultate imazhesh për arbana osmani dua te te bej te lumtur

Nga ana tjetër, Ledion Liço, moderator i emisionit “The Voice” ndjek po këtë rrugë, por kësaj here me “The Voice Kids”. Ledioni e nis emisionin e tij të ri një muaj përpara Arbanës, në janar 2018.

Rezultate imazhesh për ledion lico the voice

Megjithatë, është zotësia e moderatorëve dhe programi i secilit emision ai që do të përcaktojë më të suksesshmin ndër të dy projektet.

Ju cilin emision do të ndiqni?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF