KreuStil Jetese

Na vjen keq, këto shtatë gjëra duhet t’i pastroni çdo ditë!

Higjiena shtëpiake po kthehet çdo ditë e më shumë në domosdoshmëri, e kjo si pasojë e rëndimit me papastërti të
ambientit jashtë. Kështu, nëse nuk kemi zgjidhje për rrugët apo ajrin e rënduar të qytetit, mundoheni me çdo kush të krijoni ‘parajsën’ personale në strehën e ngrohtë familjare. Nga maniaket e pastrimit, e deri tek ato që nuk e vrasin mendjen shumë, punët e shtëpisë janë më tepër një domosdoshmëri, se sa kusht në vetvete.

Mund ta mbani veten se jeni pafund higjenike kur flitet për pastrimin e shtëpisë, por ndoshta nuk duhet të mburreni sa duhet. Mund të mos e dini, por keni shtatë gjëra që ju rrethojnë, për të cilat nuk po tregoni kujdesin e duhur. Pa u lodhur shumë duke menduar për to, zbuloni gjithçka më poshtë:

Peshqiri i kuzhinës dhe tualetit
Mund të duket e emzagjeruar për ju, por peshqiri i kuzhinës dhe tualetit duhet larë çdo ditë. Mund të duken të pastër dhe pa rrezik për baktere, por ja që materiali është i predispozuar të tërheqë pluhurat e padukshëm në ajër. Dhe mos harroni: i prekim me duar sa herë na jepet mundësia!

Banaku i kuzhinës
Aty mund të lini çelësat e makinës për shpejtësi, çantën, letrat e punës…me pak fjalë, çdo gjë që ka lidhje me ambientin e jashtëm. Prandaj, sigurohuni ta pastroni me një copë të pastër, duke e disifektuar mirë.

Pllakat anësore të dushit
Ekspertët kanë vetëm një këshillë për ju, nëse ju bezdisin pikat e thara në pllakat anësore të dushit: lëreni mënjanë përtacinë dhe thajini me copë të thatë pas çdo larje!

Çezmat
Nëse mendoni se me larjen e duarve çezma do të jetë po aq e pastër sa ju, gaboheni. Uji i mbetur në të krijon papastërti, ja pse duhet ta lani dhe thani çdo ditë. Epo, pastërtia i do ca sakrifica…

Enët e palara
Nëse i lini enët e palara përgjatë natës, mos u habisni kur të gjeni insekte, sado të vogla, përqark shtëpisë. Nuk duhet dhe të harroni se të nesërmen, yndyrnat e ngrira në enë do të jenë dyfish më të vështira për t’u larë.

Makinetën e kafesë
Nëse doni të gëzoni një jetë të shëndetshme, mos harroni të lani me ujë të ngrohtë e solucion të gjitha pjesët e çmontueshme. Kafeja mbart më shumë papastërti nga ç’e mendoni.

Dyshemenë e njollosur
Mund të mendoni se një pikë fare e vogël pret pa problem të pastrohet të nesërmen, por ja që kështu thjesht po krijoni një ‘darkë’ tē shijshme për insektet. Ndaj, rrëmbeni pastruesin e dyshemesë dhe eleminoni riskun e ardhjes së miqve të paftuar (po, buburreci është mysafiri i nderit!)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF