Palltot “Arush Teddy”, më stil dhe ngrohtë nuk bëhet këtë sezon! 0 324

Palltot “Teddy” i kemi përmendur më parë si 6 palltot që do të shihen kudo këtë sezon, dhe me të drejtë! Një krijim kaq i lezetshëm nga stilistët, me push, i ngrohtë dhe mikpritës për çdo përqafim, si mund të mos merrte përmasa të gjera këtë dimër?

Megjithatë, pa u çuditur aspak, ishte Kim Kardashian ajo që e nisi e para trendin para pak vitesh, me pallton e saj Max Mara që nuk e hiqte nga trupi.

Rezultate imazhesh për kim kardashian max mara fur coat

Përveçse janë të bukura, palltot Teddy janë edhe tmerrësisht të lehta për t’u kombinuar.

Mjafton të keni xhinse skinny në shtëpi, një palë çizme deri te kyçi i këmbës, një bluzë të thjeshtë të zezë, dhe ja ku u sajua veshja e ditës!

Po ashtu, mund të guxoni edhe me një stil rocker, me pantallona lëkure dhe çizme combat, nëse keni një pallto vajzërore për ta thyer stilin rebel.

Mos u ndalni vetëm te pantallonat: dukuni cute edhe me një fund apo fustan në ngjyrë të ëmbël, apo veshur e tëra në të bardha, me pallton tuaj Teddy që kurorëzon veshjen dhe të sjell tamam atmosferën dimërore.

Mbi të gjitha, palltoja Teddy mund të duket mjaft luksoze. Një çantë “Chanel” shkon për bukuri me këtë model, apo çdo çantë e zezë në stil klasik.

Mund ta vishni pallton dhe çantën me xhinse, ose mund të ktheheni në një lady-in-black poshtë tyre, tamam si një femme fatale e sërës së lartë. Të gjitha duam të ngjajmë pak më “mbretërore” se zakonisht herë pas here!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *