KreuStil Jetese

Rinoplastika, 7 gjëra që duhet të dini mbi të

Një hundë e mirë mund të ndryshojë një fytyrë të tërë, dhe ky është një fakt. Sa VIP-a kanë ndryshuar hije, thjesht sepse bënë një ndërhyrje sado të vogël në hundën e tyre, këtë tipar kaq të rëndësishëm?

Pas artikujve mbi lipfillerin dhe microblading, ju sjellim kësaj here çdo detaj që duhet të dini mbi rinoplastikën, një ndër ndërhyrjet më të përhapura në botë, në mos më e përhapura!

Kini kujdes nëse po e konsideroni një operacion të tillë! Nuk bëhet shaka me një tipar që ndodhet tamam në mes të fytyrës!

 

1. Rinoplastika mund të përdoret për të korrigjuar çdo cen të hundës tuaj. Nëse keni hundë josimetrike, me kurriz, me majë të parregullt apo mishtore, apo thjesht sepse dëshironi një hundë në balancë me pjesën tjetër të fytyrës, rinoplastika është zgjidhja juaj.

2. Jo çdokush mund të bëjë rinoplastikë. Fillimisht, duhet që fytyra juaj të ketë përfunduar procesin e rritjes, të mos konsumoni duhan dhe të jeni të shëndetshëm (kryhen analiza paraprake).

3. Pacientit i kryhet operacioni ndërsa ndodhet në anestezi totale. Procedura mund të jetë e mbyllur, ku prerjet kryhen në brendësi, ose e hapur, kur prerjet kryhen në pjesën mishtore që lidh dy flegrat e hundës. Më pas, i jepet hundës forma e dëshiruar, në varësi të korrigjimeve të nevojshme.

Rezultate imazhesh për rhinoplasty closed procedure open procedure

4. Procesi i shërimit është pjesa më e vështirë e rinoplastikës. Duhen muaj të tërë që hunda juaj të marrë formën e saj përfundimtare, apo 1 vit për të qenë të sigurt, kohë gjatë së cilës duhet të tregoni kujdes. Shenjat në fytyrë janë të pashmangshme, nga tronditjet e sharrimit të kockës. Mund të keni nxirje, enjtje, humbje të përkohshme të shijes, mpirje, si dhe mund t’ju çahen enë gjaku në sy. Asgjë për t’u shqetësuar, pasi syri pastrohet vetë brenda pak ditësh.

Rezultate imazhesh për rhinoplasty closed procedure open procedure

5. Javën e parë do të mbani garza dhe pambuqe, si dhe do të keni gjakrrjedhje të shumtë. Gjumi do të jetë i vështirë, dhe duhet t’i ndërroni fashat disa herë në ditë.

6. Pas disa ditësh, mjeku do t’ju heqë fashat dhe ju do të prezantoheni për herë të parë me hundën tuaj të re. Ndërpritni aktivitete që ju kërkojnë lëvizje e stërmundim, si palestra, dhe shmangni syzet.

Imazh i ngjashëm

7. Çmimet e rinoplastikës variojnë nga klinika në klinikë, por në klinikat shqiptare, çmimi fillestar mund të jetë edhe 1500-1600 euro. Sigurohuni të zgjidhni një klinikë të njohur dhe profesionale. Nuk mund të luani me hundën tuaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF