KreuCelebrity

Thumba për Ermal Mamaqin, Altin Basha flet për largimin e tij nga “Portokallia”

Altin Basha, regjisori i spektaklit të famshëm “Portokalli”, ka qenë ditën e djeshme në një rrëfim para studentëve dhe pedagogëve të UET-it, se si u themelua “Portokallia”, angazhimi i tij në emision, marrëdhënia me politikën shqiptare e të tjera tema pikante.

Një pyetje që ngjalli mjaft diskutim ishte ajo drejtuar në lidhje me largimin e Ermal Mamaqit nga “Portokallia”, i cili kohët e sotme ka emisionin mjaft të suksesshëm “Xing me Ermalin”, si dhe biznesin e eventeve “Ami Event”,  me bashkëshorten e tij Amarda Toska.

Rezultate imazhesh për ermal mamaqi ami event

Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision që bën”, tha Altin Basha përpara studentëve të UET-së.

 

Më tej, regjisori është shprehur: “Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”, ka thënë Basha, duke lënë të kuptohet edhe se aktorët që janë larguar s’kanë qenë shumë të talentuar.

Me siguri Ermal Mamaqi nuk është njëri prej tyre… apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF