KreuBusull

“Zara” bën drejtësi për punonjësit e shfrytëzuar, ja përgjigjja zyrtare e saj

E mbani mend lajmin e para disa ditëve, se si punonjës të papaguar protestuan duke lënë mesazhe në etiketat e veshjeve “Zara”?

Ky marifet i zgjuar funksionoi për bukuri, aq sa edhe revista “Elle” shkroi për punonjësit e shfrytëzuar në Stamboll, duke e shpërndarë lajmin në mënyrë globale.

Fillimisht “Zara” nuk lëshoi deklaratë mbi këtë ndodhi, por kompania “Bravo” që u mor me punësimin e punonjësve u mbyll brenda natës. Me të dalë lajmi, pronari i “Bravo”-s u zhduk pa lënë gjurmë.

Rezultate imazhesh për bravo tekstil

Inditex, kompania që ka nën pronësi “Zaran”-n, ka marrë përsipër të mbulojë pagat e padhëna të punonjësve, të cilat nuk janë marrë prej 3 muajsh.

Jo vetëm kaq: ata do të paguajnë edhe ditët pushim të papërdorura, pagat për shkurtim nga puna dhe dëmshpërblimet.

Më në fund, drejtësi për punonjësit!

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF