9 filma të rinj që duhet(!) të shihni këtë dimër

Le të shpresojmë që ky dimër të mos jetë i acartë dhe të na “mbajë peng” në shtëpi, por sidoqoftë, a nuk është bukur të qëndrosh mbështjellë me batanije, me një filxhan kakao në dorë, duke parë filma në TV tërë ditën e ditës?

Hollywood-i ka menduar për ju këtë dimër, pasi një mori filmash të rinj do të lançohen në dhjetor, janar dhe shkurt, për t’ju mbajtur të zënë dhe të lumtur.

Çdo zhanër është menduar, që nga komedia e deri te horrori, ndaj askush nuk do të ngelet i pakënaqur!

Shfletoni listën në vijim dhe bëni gati kokoshkat!

 

1. The Shape of Water (1 dhjetor)

Me regjisor Guillermo del Toro, historia bën fjalë për një grua memece që jeton në vitet 1960, e cila zbulon një krijesë të fshehur, me luspa, në laboratorët e qeverisë ku ajo punon. Octavia Spencer dhe Michael Shannon marrin pjesë gjithashtu në film.

__*The Shape of Water* (December 1)__

2. I, Tonya (8 dhjetor)

Sharmantja Margot Robbie rikthehet në ekran me këtë film shumë të diskutuar, mbi historinë e patinatores Tonya Harding. Tonya ishte epiqendra e një skandali në vitin 1994, kur xhelozia e saj e sëmurë e shtyu t’i thyente këmbën konkurentes Nancy Kerrigan. Kemi besim se Margot do të shkëlqejë në performancën e saj dhe shpalosjen e anës psikologjike të situatës.

__*I, Tonya* (December 8)__

3. Star Wars: The Last Jedi (18 dhjetor)

Nuk ka fort fjalë për të thënë këtu. Françisa e famshme në tërë botën vazhdon, me rikthimin e Daisy Ridley në rolin e Rey-t. Edhe Luke Skywalker do të tronditet nga fuqitë e saj. Mos e humbisni!

__*Star Wars: The Last Jedi* (December 18)__

4. Downsizing (22 dhjetor)

Dyshja e pazakontë Matt Damon dhe Kristen Wiig bashkëpunojnë për një film, ku zgjidhja që i është dhënë mbipopullimit të botës është…zvogëlimi i njerëzve në përmasa. Dy aktorët e mirënjohur janë një çift i martuar që vendosin ta bëjnë këtë ndryshim, duke kthyer gjithçka përmbys në jetën e tyre.

__*Downsizing* (December 22)__

5. Bright (22 dhjetor)

Karizmatiku Will Smith rikthehet me një film fantazi, ku fati i botës (asnjë surprizë këtu) është në duart e tij, pasi një magjistricë e ligë merr nën zotërim një shkop magjik me fuqi të jashtëzakonshme. Surpriza e vërtetë është që Bebe Rexha do të këndojë kolonën zanore të filmit, së bashku me Machine GunKelly dhe X Ambassadors.

__*Bright* (December 22)__

6. Insidious: The Last Key (5 janar)

Filmi i katërt i serisë së filmave horror vjen në fillim të janarit 2018, ku personazhi Elise Rainier kthehet në shtëpinë e saj të fëmijërisë për të hetuar mbi aktivitete paranormale që po ndodhin aty. Fotoja e mëposhtme tregon mjaftueshëm.

__*Insidious: The Last Key* (January 5)__

7. The Commuter (12 janar)

Nuk është një agjent, por në këtë film Liam Neeson sërish duhet të zbulojë se cili person është ndryshe nga ç’duket, në trenin ku ai po udhëton. 75,000 dollarë janë në lojë.

__*The Commuter* (January 12)__

8. Black Panther (16 shkurt)

Marvel prezanton një superhero të ri kësaj radhe: Black Panther, ardhur nga shteti fiktiv Wakanda. Çdo prodhim i Marvel është një xhevahir kinematografik (e patë “Thor: Ragnarok”?), ndaj padyshim s’duhet humbur!

__*Black Panther* (February 16)__

9. Annihilation (23 shkurt)

Natalie Portman është një biologe në kërkim të bashkëshortit të saj të humbur, por në vend të tij gjen diçka shumë, shumë më të frikshme. Jeni gati për pak fanta-shkencë fantastike?

__*Annihilation* (February 23)__

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *