KreuStil Jetese

Cara Delevigne imazhi i këpucëve që çdo vajzë ëndërron të ketë…

Me sa duket, Cara Delevinge i është rikthyer dashurisë për modelingun! Modelja e shndërruar në aktore, këngëtare dhe autoren e novelës “Mirror, mirror”, ka preferuar të jetë sërish pjesë e modës duke shkëlqyer në fushatën publicitare të një brand-i të njohur këpucësh!

Ajo është tashmë ylli i spotit publicitar të këpucëve të Jimmy Choo për vitin 2018! Modelja paraqitet në këtë spot duke ecur e sigurt në vetvete nëpër rrugët e Nju Jorkut drejt një feste dhe të sjell shpirtin e Krishtlindjeve: Me një fustan të kuq e këpucët e shndritshme të Choo!

Një look tipik për party-t e fundvitit! Ajo ka treguar se në këtë periudhë të vitit një veshje e tillë me këto këpucë të mrekullueshme me glitter do të ishte më mirë se sa ajo pulovra karakteristike e qesharake e përvitshme e festave, e cila do të ishte e përshtatshme vetëm për në familje!

Jimmy Choo ka zgjedhur të sjellë përmes kësaj fushate publicitare shpirtin dhe shkëlqimin e diskove, pistave të vallëzimit, energjinë dhe argëtimin e festave përmes modeles së njohur britanike.

Krijimet kyçe të koleksionit përfshijnë çizmet me glitter deri tek kyçi i këmbës dhe sandalet metalike. Me një palë këpucë të Jimmy Choo, kush nuk do të ishte gati ta digjte në festën speciale të fundvitit?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF