KreuStil Jetese

Kishë, ëngjëj dhe shenjtorë, ja tema e Met Gala 2018

Met Gala, një ndër eventet më të bujshëm në botën e modës, ka zbuluar temën qendrore të kostumeve që do të shpalosen në galanë e vitit të ardhshëm.

Nuk bëhet fjalë për teknologjinë futuristike, e as për Kinën (që pati një paraqitje të paharrueshme nga Rihanna), por për kishë, ëngjëj dhe shenjtorë. Konkretisht, tema e Met Gala 2018 mban titullin “Trupa qiellorë: Moda dhe Imagjinata Katolike”.

Kjo temë do të shërbejë si një urë lidhëse mes modës dhe fesë, dhe misioni i të dyjave është të nxisin dashurinë, për njeriun dhe fuqinë krijuese të tij.

Spektakli do të mbahet pranverën e ardhshme, në trinitinë e shenjtë të pikave të galasë: Qendrën e Kostumeve Anna Wintour, Galeritë Mesjetare të Met në Fifth Avenue, dhe muzeun Cloisters në Manhattan.

Parashikohen shumë veshje të Dolce & Gabbana-s në këtë event, të famshëm për këtë stil kishtar dhe perandorak.

Do të jetë një sfilatë e vërtetë mode, ku të gjithë VIP-at do të konkurojnë për kostumin më të mirë!

Ndërkohë, të mos harrojmë edhe kryevepra të Met Gala-së nga vitet e kaluara. Ja cilat janë disa nga veshjet më të bukura shpalosur nga VIP-at ndër vite.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF