KreuStil Jetese

Kujdes, dozë realiteti: Ana e errët e çdo shenje horoskopi!

Nuk mbarojnë kuriozitetet mbi astrologjinë dhe shenjat tona të horoskopit! Një shenjë horoskopi mund të caktojë unazën perfekte të fejesës për ju, shtetin e duhur për të jetuar, madje edhe pozicionin e seksit!

Të gjithë nxitojnë të lexojnë karakteristikat e mira të shenjës së tyre, por a jeni aq të hapur edhe ndaj anëve të këqija? Është e vështirë të përballesh me të vërtetën, por absolutisht e domosdoshme!

Jeni gati të takoni “mjellmën tuaj të zezë”?

Nëse po, vazhdoni të lexoni!

 

main11. Dashi

Si shenja më e re e astrologjisë, kjo shenjë është mjaft e papjekur dhe kapriçoze. Nëse nuk është mendimi i tij që parashtrohet, Dashi nuk ka interes në të.

Gjithashtu, Dashi është mjaft impulsiv dhe i paduruar.

 

main1

2. Demi

Është shenjë mjaft materialiste dhe posesive. Po ashtu, zor se heqin dorë nga pikëpamja e tyre, ndaj argumentet me ta janë thuajse të pamundura.

Një tjetër e keqe e tyrja është edhe ana dembele, që nuk i lejon ta çojnë një punë deri në fund!

 

main1

3. Binjakët

Binjakët kanë personalitete aq të ndryshme, sa njëri nuk i ngjan tjetrit. Ndonjëherë, personalitete të ndryshme bashkëjetojnë te i njëjti Binjak.

Binjakët nuk preferojnë t’i dëgjojnë të tjerët duke folur: ata duan vetëm të flasin vetë. Po ashtu, Binjakët nuk i shkojnë një pune deri në fund, sepse shpërqendrohen nga shumë gjëra njëherësh.

main1

4. Gaforrja

Kjo shenjë është jashtë mase e ndjeshme dhe e luhatur në humor. Edhe gjëja më e vogël mund t’ua prekë sedrën.

Gjithashtu, Gaforret janë mjaft të turpshme dhe zor se dalin nga zona e tyre e rehatisë.

 

main1

5.Luani

Luanët janë të përkëdhelurit e horoskopit. Narcisti duhet të ishte simboli i tyre, sepse ata janë mjaft të dashuruar mbas vetes.

Përveç kësaj, Luanët duan që bota t’i trajtojë ata si të jenë qendra e universit.

 

main1

6. Virgjëresha

Nuk ka shenjë më të mirë për të bërë rolin e gjykatësit dhe gjykuar çdo gjë.

Edhe parregullsia më e vogël shkakton stres të Virgjëreshat, duke i bërë mjaft pesimiste.

 

main1

7. Peshorja

Vendos, Peshore! Përse duhet të jesh kaq e pavendosur në çdo gjë? Gjithashtu, Peshoret janë të gatshme të sakrifikojnë edhe vlerat e tyre për të ruajtur paqen.

Shto këtu dhe kohën e sakrifikuar që i dhurojnë vetes, për t’u ndjerë të bukur në çdo centimetër lëkurë.

 

main1

8. Akrepi

Akrepi nuk e njeh konceptin e faljes. Bëju keq dhe ta bëjnë jetën përjetësisht ferr. Janë mjaft manipulues dhe sarkastikë, duke luajtur me mendjen tënde.

Jo se janë pesimistë, por thjesht janë persona mjaft të errët.

 

main1

9. Shigjetari

Kjo shenjë është aq e sinqertë, sa shpeshherë ngjan budallaqe dhe e patakt. Shigjetarët kanë shumë dëshirë të hiqen si person “unë-i-di-të-gjitha”.

E kanë mjaft të lehtë të mërziten, duke ngjarë si fëmijë të vegjël.

 

main1

10. Bricjapi

Bricjapi ka një vetëkontroll të frikshëm. Ai nuk beson në konceptin e ndjekjes së rrymës.

Po ashtu, Bricjapi nuk e mendon dy herë përdorimin e një personi për interesin e tij.

 

main1

11. Ujori

Kjo shenjë jeton aq shumë në kokën e vet, sa shfaqet si shenjë e pandjeshme dhe tejet formale.

Janë të parët për të dhënë këshilla, por të fundit për t’i ndjekur.

 

 

main1

12. Peshqit

Si shenjë uji, Peshqit janë të parët për të ndjekur rrymën, duke humbur shpeshherë rrugën e tyre.

Interesohen vetëm për përmbushjen e interesave të tyre, pavarësisht nevojave të të tjerëve.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF