KreuCelebrity

Lolobrigida rrëfen: Jam përdhunuar dy herë dhe nuk kam denoncuar

Diva e kinemase italiane dhe ndërkombëtare Xhina Lolobrixhida ka rrëfyer se është përdhunuar dy herë. Dëshmia shokuese i shtohet atyre të dhjetra aktoreve që kanë vendosur të denoncojnë ngacmimet dhe përdhunimet e ndodhura në vite në botën e kinemasë.

Ka tronditur opinionin publik rrëfimi i ikonës së kinemasë italine Xhina Lolobrixhida se është përdhunuar dy herë. Dëshmia shokuese u bë në emisionin “Porta a porta” të gazetarit Bruno Vespa. Aty, 90 vjeçarja ka deklaruar se është përdhunuar dy herë, një herë nga një italian dhe një herë nga një i huaj dhe se kurrë nuk kishte patur forcë që t’i denonconte abuzuesit e saj. “Nuk kisha kurajo të denoncoja, isha e re” – tha diva e kinemasë italiane dhe asaj ndërkombëtare.

Duke komentuar denoncimet masive që dhjetra aktore të njohura kanë bërë për një sërë rastesh përdhunimesh nga kolegë dhe producentë, Lolobrixhida tha se aktoret e reja duhej të kishin denoncuar me kohë dhe se ajo e kuptonte shumë mirë pse ato nuk kishin patur kurajo. “As unë nuk kam patur guxim” tha Xhina Lolobrixhida në emisionin “Porta a porta”.

E pyetur nëse kishin qenë përdhunime të rënda aktorja u përgjigj se; kur përdhunimi nuk është përdhunim,por shumë më tepër ai nuk mund të harrohet. “Gjithçka ka ndodhur mbetet tek ti dhe kushtëzon karakterin tend, veprimet e tua. Mbetesh gjithmonë peng i këtij kujtimi” – tha Lolobrixhida.

“Herën e parë kur ndodhi isha shumë e re dhe naïve, nuk njihja dashurinë, nuk njihja asgjë. Ishte shumë e rëndë dhe personi ishte shumë i njohur”, kujton aktorja përdhunimin e parë që i ka ndodhur kur ajo ishte 19 vjeçe dhe shkonte akoma në shkollë. Ndërsa duke kujtuar rastin e dytë, diva e ka akoma të vështirë që të flasë për të. “Është më mirë të mos flas për të… nuk i kam denoncuar për të mos zbuluar detaje nga jeta ime private. Por të dyja rastet kanë qenë shumë të rënda” -dëshmon aktorja me famë ndërkombëtare, e cila duket se është abuzuar për herë të dytë kur ishte e martuar dhe kishte disa kohë që i kishte hyrë botës së kinemasë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF