KreuBordo Men

Noizy bën bamirësi në “Opinion”, ofron t’i ndërtojë shtëpinë familjes në nevojë

I njohur për natyrën zemërgjerë dhe iniciativat e shumta bamirëse që ndërmerr, reperi i mirënjohur Noizy ka treguar edhe një herë ditën e djeshme shpirtin e tij human, të paprekur nga fama dhe pasuria që e rrethon.

Artisti ka ndërhyrë “live” në emisionin e djeshëm të “Opinion”, që kishte në vëmendje një familje e cila jeton në kushte te vështira ekonomike. Bëhet fjalë për familjen Biçaku, ndodhur në Thanasaj, Lushnjë.

Nuk kanë munguar ndihmat e ofruara live në emision, nëpërmjet rrjeteve sociale, por më tepër përshtypje ka bërë mesazhi i Noizyt, i cili shkroi: “Mblidhni çfarë ju kanë premtuar, por do ta ndërtoj unë shtëpinë të gjithën”.

Megjithatë, Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari ka sugjeruar që të ardhurat e Noizyt të kalojnë për një familje tjetër, sepse të tilla ka shumë në Shqipëri. Kjo sepse të ardhurat për familjen Biçaku  janë duke i plotësuar nevojat për ndërtimin e kësaj shtëpie. Sidoqoftë, vihet re njëfarë kryeneçësie nga ana e Hajdarit, kur thotë: “Nuk ka mundësi, nuk bëhet. Noizy nëse do të ndërtojë një shtëpi, i gjejmë një shtëpi shumë herë më keq se kjo dhe ta ndërtojë“.

Por siç tha edhe drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, rëndësi ka gjesti i reperit, plotësisht i gatshëm për t’i ndryshuar jetën kësaj familjeje në nevojë.

Një gjest shumë fisnik nga ana e tij!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF