KreuBordo Men

Pulovrat që do të sjellin në humor meshkujt këtë fundvit!

Dimri sapo ka hyrë dhe nuk ka gjë më të këndshme se sa të shihni të dashurin tuaj të zemrës të mrekulluar nga një pulovër e ngrohtë dhe trendy që ju sapo i keni bërë dhuratë për ta surprizuar ashtu siç ai e meriton, apo jo?

Këtë sezon, stilistët sugjerojnë për meshkujt modele të larmishme e të bukura pulovrash! Ngjyra! Shpërthime e kombinime ngjyrash me motive dimërore të cilat do ju kujtojnë edhe motivet acteke të Amerikës së Jugut!

Ato kombinohen me lehtësi me xhinset e tij të preferuara, me çdo këpucë dimërore, madje mund të vishen edhe me një këmishë poshtë kur temperaturat ftohen më shumë!

 

Janë të përshtatshme për në përditshmëri, një mbrëmje të veçantë, e pse jo për në tryezën e Krishtlindjes?! Kjo mund të jetë dhurata juaj e dobishme dhe e mirëmenduar, për të bërë për vete të dashurin tuaj për festat e fundvitit!

Keni nevojë për më tepër ide si të surprizoni një mashkull, e ta vishni me stil? Ja sugjerimet tona, do të na falenderoni!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF