KreuCelebrity

Si po ja fiton zemrën dhe besimin Justin Beiber Selena Gomez-it?

Dyshja më e komentuar e momentit e këngëtarëve Justin Beiber dhe Selena Gomez, edhe pse nuk e kanë pohuar ende lidhjen e tyre, duket se janë rikthyer bashkë e po gjejnë kohë për njëri-tjetrin, më të lumtur se më parë!

Takime për dreka, darka që detyrojnë restorantet t’i presin deri vonë, biseda me orë të tëra dhe xhiro me biçikletë! Madje, burime të afërta pranë tyre pohojnë se ata po frekuentojnë edhe kishën dy herë në ditë! Çfarë ndryshimi, apo jo!

Beiber po tregohet më i pjekur këtë herë, edhe pse familja e Selenës është kundër kësaj lidhjeje! Po, si e bëri sërish për vete yllin e “Fetish”, këngëtari?

Justin është vendosur që ta bëjë të funsionojë këtë mundësi të dytë që i është dhënë dhe do që t’i provojë Selenës se ai mund të jetë një i dashur i përkushtuar për të. Selena ka qenë dashuria e tij e parë dhe Beiber ka ndërmend që të rifitojë edhe besimin e familjes së saj, me këtë shans të dytë!

Selena Gomez dhe Justin Beiber filluan të frekuentohen me njëri-tjetrin pas ndarjes së saj pas dhjetë muajsh me Abel Tesfaye i njohur si The Weeknd. Beiber u afrua me këngëtaren pas lajmit të transplantit të saj të veshkës nga mikja e ngushtë Francia Raisa.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF