KreuStil Jetese

Trend alert, palltot e buta për dimrin, 2 arsye për t’i blerë

Po ju japim dy arsye të vlefshme për t’i blerë: ju mbajnë ngrohtë dhe e bëjnë pamjen tuaj super cool. Ja modelet që do t’ ju bindin.

A mund të jeni elegant gjatë dimrit, kur temperaturat bien dhe na detyrojnë të veshim veshje të rënda? Përgjigjja është padyshim pozitive. Mjafton vetëm të dini se si të zgjedhni pjesët e duhura.

Në këtë drejtim, për dimrin 2017/18,janë ato: palltot e buta dhe të lehta, të vishen me një palë xhinse ose me një kostum, për ta bërë pamjen më interesante.

Mes shumë propozimeve në qarkullim, ne kemi zgjedhur disa prej tyre. Ja zgjedhja jonë.

MAX MARA oversize prej leshi, ngjyrë deveje dhe përzierja e mëndafshit quhet “Teddy Bear”, një “përkëdhelje” e vërtetë kundër ditëve të ftohta.

ALICE + OLIVIA Gjysma mes një palltoje të viteve 40 dhe një peliçeje sintetike, kjo pallto u është dedikuar atyre që bëjnë ironi me stilin e tyre.

BY MALENE BIRGER me lesh të krehur, ngjyrë kafe e errët, është menduar për përditshmërinë, mbron nga i ftohti dhe e bën pamjen prej zonje.

ERMANNO SCERVINO E butë nën siluetën e një trikoje, e ngrohtë si një pallto/

JOSEPH Pallto leshi, ngjyrë grie errët.

LANEUS Si të vishni një pellush leopard, të ngrohtë dhe orgjinal.

M.I.H. JEANS Silueta e vezës, në hijen e breshkës është prej leshi melange.

PAPER LONDON Pallto e gjatë, në nuancat e blusë së zezë dhe blusë. Vishet lehtësisht oversize.

SHRIMPS  Prej leshi të përzierë, merr një siluetë retrò, e rafinuar dhe e pakohë

STELLA MCCARTNEY Peliçe e butë sintetike, e ngrohtë dhe me stil

McQ ALEXANDER MCQUEEN Një pallto ngjyrë ulliri, prej leshi bouclè.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF