KreuCelebrity

Alketa Vejsiu synon më larg se TV Klan, hapi i radhës është…

Një nga moderatoret më të njohura të TV Klan, Alketa Vejsiu, me sa duket i ka dhënë lamtumirën televizionit ku prej vitesh bën pjesë, duke synuar akoma më larg.

Mediaset është televizioni i ri, dhe ekrani i ri italian, ku Alketa duket se do të bëjë pjesë. Dyshimet nisën që para pak muajsh, kur Alketa postoi një foto në ambientet e Mediaset, por mikja e saj, Vera Grabocka, konfirmon dyshimet duke e ripostuar foton, dhe duke i uruar fat Alketës.

fcutyuy7u.png

Mbase kjo shpjegon edhe udhëtimet e shpeshta të Alketës përtej detit, me udhëtimin e saj të fundit në Monako, fare pranë Italisë.

Urojmë më të mirën për ty Alketa! Qoftë ekrani italian një eksperiencë sa më e bukur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF