Anna Wintour refuzon të flasë me Meryl Streep për “Djalli vishet me Prada” 0 172

Mund ta dini që kopertina e revistës “Vogue”, dhjetor 2017, i është rezervuar legjendares Meryl Streep. Këta janë muaj të rëndësishëm për Streep, e cila mund të nominohet për çmimin Oscar, për rolin e saj në filmin e ardhshëm “The Post” (Steven Spielberg), pa llogaritur edhe të lartpërmendurën revistë prestigjioze që e ka bërë imazhin e saj.

Normalisht, Meryl Streep u takua me kryeredaktoren e “Vogue”, Anna Wintour, njohur ndryshe si “djalli” që frymëzoi “Djalli vishet me Prada”, “djall” që vetë Meryl Streep e luajti (shkëlqyeshëm) në filmin e vitit 2006.

Kjo temë e sikletshme u shmang nga Anna Wintour në intervistë, e cila e pyeti Meryl se cila ishte femra më e vështirë që i ishte dashur të portretizonte. Meryl Streep me shaka ia kthen “Oh, duhet të them…” dhe drejtohet për nga Anna, duke nënkuptuar rolin e Miranda Presley, alter egoja e Anna Wintour. Por Wintour nxiton ta ndërpresë, duke i thënë “Jo, nuk do e hapim si temë Meryl!”

Pjesën tjetër të intervistës, Anna dhe Meryl e kaluan duke diskutuar mbi filmin “The Post” që del në janar. Meryl Streep luan rolin e botueses Katharine Graham, drejtuese e “The Washington Post”, gjithashtu mike e Anna Wintour, dhe me fjalët e saj, “femra më intimiduese që kam njohur”.

Anna e pyeti gjithashtu Meryl për skandalin Harvey Weinstein, dhe se si të tjerë meshkuj janë akuzuar nga viktimat e tyre, pasi morën zemër nga kjo ndodhi.

“Është moment emocionues. – tha Streep. – Një derë që nuk do të mbyllet. Nuk do të thuhet më “Kështu janë burrat.”, jo, nuk janë. Jemi njerëz të civiliziuar dhe mësojmë nga gabimet tona”.

Ja intervista e plotë midis këtyre dy femrave fenomenale:

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *