KreuArt

Ceremonia e ndarjeve të Çmimeve Kult, çfarë duhet të presim nga eventi?

Ceremonia e ndarjeve të Çmimeve Kult do të mbahet më 14 nëntor, në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse. Si çdo vit, fushat përfaqësuese të artit dhe kulturës do të vlerësohen për kategoritë përkatëse, të cilat nuk janë të pakta. Por, çfarë do të shohim nga eventi i ardhshëm?

Gjashtëdhjetë artistë të nominuar për dhjetë çmime të mëdha, dy Çmime Speciale dhe dy Çmime Nderi – ky është informacioni i parë i ardhur nga Akademia Kult. Mbrëmja do të drejtohet nga Vikena Kamenica dhe Leonard Bombaj, ndërsa të ftuar do të jenë muzikantë si Dren Abazi apo Kelly Band.

Kategoritë variojnë nga Libri Artistik i Vitit, deri tek Regjisori i Vitit. Për sa i përket nominimeve në Kënga e Vitit, artistët dallues janë: Alban Skënderaj, Arilena Ara, Linda Halimi etj. Olta Daku, Ermira Gjata janë dy nga gjashtë emrat në listën e Aktorja e Vitit, ashtu sikurse teatri është vlerësuar nëpërmjet nominimeve të Regjisori i Vitit, ku dallojnë Elma Doresi, Andia Xhunga, Altin Basha etj.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF