KreuCelebrity

E dini si e bëri për vete Elgit Doda Klea Hutën?

Ata janë padyshim një nga çiftet më të komentuar të momentit në showbizin shqiptar! Klea Huta dhe kompozitori i njohur Elgit Doda zgjodhën të pranonin publikisht lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale një muaj më parë.

Edhe pse prej një viti bashkë, çifti u përpoq të mbante jashtë vëmendjes mediatike marrëdhënien e tyre, duke e mohuar se kishte diçka më tepër se sa miqësi. Ata u dorëzuan duke të ndarë të dy të njëjtën foto romantike!

Që prej momentit kur bënë publike lidhjen, çifti ka zgjedhur që të mos ndajë më momente të dashurisë së tyre, e megjithatë, sërish në rrjetet sociale pas një buqete lulesh dhuruar Kleas ditë më parë, ajo na ka treguar se me çfarë e ka bërë për vete kompozitori i njohur!

“Ajo buzëqeshje”, shkruan Klea në një video të shkurtër që ka ndarë me ndjekësit. Këngëtarja është dashuruar pas buzëqeshjes së të dashurit të zemrës, romantike, apo jo? Po ju, me çfarë tipari ua ka marrë zemrën partneri?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF