KreuFashion

#HERSELF nga PARFOIS, eventi që mblodhi ‘fashionistat’ buzë detit

Një fundjavë ndryshe, por plot stil nga Parfois ka mbledhur personazhe të njohur të ekranit, biznesit, artit, por edhe dashamirës të modës për t’u njohur me koleksionin Vjeshtë/Dimër të markës së njohur portugeze. Për të dhënë shëmbullin e vetë – përmbushjes dhe realizimit Parfois kishte zgjedhur 4 femra me suksese e veçanti frymëzuese nga fushat e artit e biznesit të cilat ndanë eksperiencat, frymëzimet e qëllimet që i bënë të arrijnë suksesin për të cilin i njohim e vlerësojmë.

Nën sloganin “Herself’ (Vetja), ky event i konceptuar si një homazh për gratë që ndjehen të realizuara përmes një procesi të zbulimit të vetvetes, duke vënë në qëndër individin dhe jo produktin. Eventi ishte konceptuar në një mënyrë krejt origjinale, duke ftuar personazhet në një nga vilat e sapo përfunduara të kompleksit rezidencial ‘Vala Mar Residences’ i ndërtuar nga Mane TCI në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.

Në një ambient unik vendosur mes gjelbërimit të  pishave e bukurisë së një bregdeti ende të paprekur, secili nga të ftuarit u ndje vërtet vetvetja, e sidomos nën shoqërinë e produkteve që mbanin firmën Parfois, gjithçka e dedikuar sezonit Vjeshtë/Dimër 2017-2018. Ky koleksion që gjithashtu jeton në kontrast dhe kundërshtime: klasikja dhe modernia – kurrë më parë të përziera – bashkohen për të na sjellë aksesorët që duam gjatë gjithë dimrit.

Frymëzimi nga e kaluara dhe vende të ndryshme vjen në një përzierje të qëndisjeve, kuadrateve, rruazave, luleve, ngjyrave dhe dizajneve në një kombinim të ngjyrave të dimrit me ato më të qeshura si: ngjyra bezhë, gri, blu, portokalli, vjollcë dhe burgundy. Për sezonin e ri, këshilla  që jep Parfois është: nuk ka rregulla dhe gjithçka mund të kombinohet, sepse ajo që ka rëndësi është stili personal i secilit prej nesh. Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të shprehur veten është të jemi “Vetja”.

 

Marka e Parfois është marka portugeze e aksesorëve e krijuar nga Manuela Medeiros. Kur ajo ishte 42 vjeç, vendosi të kontribuonte duke i ofruar femrave mundësinë të ndjeheshin të bukura, por pa shpenzuar vlera marramendese në aksesorët e përditshëm, çanta, varëse, unaza, syze e shaje.

Përveç dyqaneve të saj në Shqipëri që ndodhen në QTU dhe TEG të menaxhuara nga Grupi Balfin që nga viti 2011, marka e njohur tashmë është e pranishme me mbi 700 dyqane në më shumë se 65 shtete të botës.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF