KreuCelebrity

Look-u i Khloe Kardashian që çmendi rrjetin dhe fansat…

A je me të vërtetë ti Khloe Kardashian? Ylli 33-vjeçar i Reality Show-t të njohur “Keeping up with the Kardashians” ka ndarë në profilin e saj në rrjetet sociale një foto për të cilën ndoshta nuk do t’i kishte shkuar në mendje se do të shkaktonte kaq shumë debate!

Mjafton të thuash Kardashian apo Jenner që fansat e tyre të lëshojnë një bum komentesh, kjo shpjegon edhe suksesin e një dekade të emisionit të tyre! Khloe pozoi me një qenush e pyeste fansat se sa i lezetshëm u dukej, por situata u përmbys pasi të gjithë kanë komentuar hundën e saj!

“Çfarë ka ndodhur me hundën tënde?”, “Komplet fytyra duket ndryshe”, “Kirurgji plastike”, “Kujt i intereson se ç’ka bërë, duket e mrekullueshme”, ”Fotoshop”, “Konturim”, kanë qenë këto disa prej bum-it të komenteve në këtë post të Khloe.

33-vjeçarja është në pritje të fëmijës së parë më të dashurin e saj 26-vjeçarin Christian Thompson, por nuk ka folur publikisht për lajmin. Së fundi ajo shfaqet me veshje oversize dhe ka rrëfyer se ka një neps të madh për ëmbëlsirat.

Si mendoni, Khloe e ka tepruar me konturimin, apo ka zgjedhur të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në hundë, pikërisht tani gjatë pritjes së ëmbël?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF