KreuCelebrity

Me këtë gjest, Selena na hutoi fare!

Ylli i Pop-it Selena Gomez ka fituar në një vëmendje të madhe mediatike kohët e fundit, që pas operacionit të transplantit të veshkës nga mikesha e saj e ngushtë Francia Raisa, verën që lamë pas!

Ajo i dha fund lidhjes prej dhjetë muajsh me Abel Tesfaye, të njohur si The Weeknd, e u pa menjëherë nën shoqërinë e ish-të dashurit të saj Justin Beiber. Këtë herë çifti duket më i lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, të vendosur që ta bëjnë të funksionojë këtë lidhje.

Selena është fotografuar duke shëtitur me biçikletë, e veshur me një xhaketë sportive të ish-it të saj The Weeknd. Duket se këngëtarja e hitit “Fetish” e ka të vështirë të ndahet nga ish-ët apo nga sendet e tyre!

Ata e ndjekin ende njëri-tjetrin në profilet në Instagram. Selena ka pëlqyer një foto të reperit me reperin tjetër French Montana, duke habitur edhe fansat e shumtë të cilat kanë komentuar: “Wow, Selena ka pëlqyer foton, ata janë ende miq!” duke treguar entuziazmin e tyre!

Me sa duket, Selena dhe Abel mbajnë raporte miqësore mes tyre!  Ç’të reja mund të presim tjetër nga trinomi i këngëtarëve Justin-Selena-Abel?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF