Megan Fox, fotoja më seksi se kurrë! 0 396

Aktorja e njohur hollivudiane, 31-vjeçarja Megan Fox është duke nxjerrë në treg linjën e re të të brendshmeve seksi, e sa për të na krijuar idenë mbi “Megan Fox Collection” për “Frederick”, ka ndarë një foto të sajën tejet seksi me të të brendshme të bardha prej dantelle!

Aktorja, nënë e tre fëmijëve Noah Shannon Green, 5 vjeç, Bodhi Ransom Green, 3 vjeç, dhe Journey River Green, 1 vjeç, me aktorin e njohur Brian Austin Green, shfaqte në këtë selfie në pasqyrë një fizik perfekt ku të binte në sy barku i sheshtë dhe kofshët e tonifikuara.

Kjo nuk është hera e parë që Fox bashkëpunon me Frederick, por hera e parë që ajo është skicuesja e veshjeve seksi, body, veshje të mëndafshta e prej dantelle. Ajo ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se tashmë është një ambasadore globale e këtij brand-i.

Edhe pse Journey, fëmija i vogël i aktores është vetëm një vjeç, këtë herë ajo ka zgjedhur që të kthehet menjëherë në punë, me rolin e Holly në filmin e ri “Shadow Girl”, si dhe ka qenë vajza e kopertinës së nëntorit për “Prestige Hong Kong”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *