Ndërron jetë në moshën 79 vjeçare “vajza Bond”

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare aktorja gjermane Karin Dor. Ajo ka interpretuar një vrasëse të dërguar për James Bond në filmin “You Only Live Twice”.

Lajmin është publikuar nga gazeta “Bild”. Aktorja mësohet se ishte rrëzuar keq përpara një viti dhe nuk u rekuperua kurrë nga dëmtimet e pësuara.

Dor e ka nisur karrierën që në moshën 17-vjeçare dhe ka interpretuar në dhjetëra filma dhe pjesë teatrale.

Roli që e bëri të famshme ishte ai në filmin Bond të vitit 1967, ku interpretoi vrasësen Helga Brandt, e dërguar për të vrarë agjentin 007, i luajtur nga Sean Connery. Kur dështon në misionin e saj, bosi i keq Mr. Osato e hedh në një pishinë me piranja që e hanë të gjallë.

Karin Dor është e vetmja aktore gjermane që ka fituar rol si një “vajzë Bond”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *