KreuCelebrity

Hueyda El Saied: U ndava me bashkëshortin se më tradhëtoi!

Hueyda El Saied është nga personazhet më të këndshëm të spektaklit shqiptar. E vërtëtë, pa hipokrizira, e sinqertë dhe transaparente, ajo preferon të thotë më mirë vetë të vërtetën, sesa të presë versionet e gjymtuara apo të deformuara të palëve të treta për të treguar historinë e vet!

E bën këtë me miqtë e vet, por e bën edhe në ekran, ku pyetjes se përse është ndarë nga bashkëshorti, ajo nuk heziton të thotë “Më tradhëtoi”!, pa fshehur apo kamufluar aspak një të vërtetë, apo të bënte një përpjekje për të ngjarë më e fortë në sytë e njerëzve.

Atë njerëzit e duan, sepse nuk ka frikë t’i tregojë dobësitë e saj. Në bisedën e saj në ‘Top Show’, sa i përket këtij argumenti, ajo ka vijuar duke thënë se: “Ok, po e them, nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë. Mami do më vrasë, mami e thashë mami, se mami më la porosi kur të shkosh në Shqipëri, mos u trego që je ndarë. Dy javët e para qava, pastaj thashë unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit, jeta vazhdon… Mua ai më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është Gabrieli, dashuria mbaron, prandaj e falenderoj dhe Mishelin se shih si jam bërë unë tani”, – ka treguar Hueyda për ndarjen pas 5 vitesh bashkëjetesë me partnerin e saj, duke dëshmuar dhe njëherë natyrën e sinqertë të saj!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF