KreuCelebrity

Selena dhe Justin kundër dashurisë në rrjetet sociale!

Dashuria e tyre na sjell ndërmend telenovelat! Selena Gomez dhe Justin Beiber u rikthyen bashkë, por mos prisni ende që të shihni momente të ëmbla mes tyre nëpër rrjetet sociale! Të dy zogjtë nuk kanë aspak ndërmend të ndajnë momentet e tyre si një çift në Instagram!

129 milionë ndjekësve të Selena-s dhe 93.4 milionë fansave të Beiber do t’u duhet të presin gjatë këtë herë për ndonjë foto të tillë! Një burim shumë i afërt i çiftit ka treguar se për ta është shumë herët që të hedhin një hap të tillë.

“Selena dhe Justin po përpiqen t’u shmangen mediave sa më shumë e të fokusohen në lidhjen e tyre. Duan të mbrojnë atë që po krijojnë pa përjetuar më shumë strese, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale”, ka treguar burimi.

E nuk kanë faj! Ishte një foto e saj me Justin e postuar në vitin 2012 në Instagram që zbuloi lidhjen mes tyre. Asokohe, Selena fshiu foton dhe llogarinë e saj në Instagram! Po kështu edhe Justin e ç’aktivizoi llogarinë e tij për pesë muaj, gjatë lidhjes me Sofia Richie-n.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, dhe përpjekjes së Selenës për të qendruar miq me ish-in Abel, e duke pëlqyer postimet e tij, fansat kanë një pyetje: “Kë do të zgjedhë ajo prej të dyve dhe kur do t’i shohim “Jelena” sërish bashkë në mënyrë zyrtare?”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF