KreuStil Jetese

Stili që sfidon dimrin

Paralajmërimi që do të jetë një dimër shumë i ftohtë tani është dhënë. Mërkuri në termometër do të zbresë deri në minus, por kjo nuk do të thotë që moti duhet të na pengojë të vishemi bukur.

Edhe kjo periudhë kërron një pamje të ëmbël, ndaj Bordo ju sugjeron edhe një stilt ë tillë. Rregulli i parë është të mos visheni kurrsesi me veshje të errëta, por me ngjyra dhe tonalitete të ëmbla, kombinuar me efekt metalik.

Mund të provoni një fustan të trikotuar me golf me ngjyrë të kuqe flakë, e sipër një xhins me gëzof në pjesën e qafës. Po ashtu provoni një xhaketë voluminoze me nje triko të thurue, kambale të kafenjta me efekt metalikdhe vathë metalikë.

Një çantë prej pellushi pse jo, ose një fustan të gjatë me lule të vogla dhe sipër një pallto të bollshme. Por mund edhe të vishni një triko të punuar me një palë pantallona të kadifenjta, e sipër një pallto me printime leopardi.

Siç e kemi thënë edhe më parë materiali më i dashur i këtij viti do të jetë xhinsi, ndaj mos harroni të keni edhe kombinimet e tij në stilin tuaj të përditshëm për një pamje jo vetëm sport, por edhe chic gjatë ditëve të dimrit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF