KreuStil Jetese

“Breakfast at Tiffany’s” kthehet në realitet, me këtë kafene!

Në skenën hyrëse të filmit “Breakfast at Tiffany’s”, Holly Golightly (Audrey Hepburn) veshur me fustan të zi mbrëmjeje, perla dhe syze, shijon një kruasant dhe pak kafe, ndërsa sheh vitrinat e dyqanit të famshëm “Tiffany” në Fifth Avenue.

Rezultate imazhesh për breakfast at tiffany

Nëse do të kishte pritur 56 vite, ajo do të kishte edhe mundësinë të futej brenda në dyqan dhe të porosiste një kapuçino.

Dyqani më në fund ndoqi shembullin e filmit dhe hapi një bar në katin e katërt të tij, quajtur “The Blue Box Cafe”. Tanimë mund të hahet vërtet mëngjes në “Tiffany”!

Ka mjaft opsione mëngjesi në këtë kafene: Club Sandwhich Charles Lewis Tiffany, sallatë Fifth Avenue, tortë Blue Box Cafe, e të tjera pjata tradicionale, me një detaj nga “Tiffany”.

Rezultate imazhesh për the blue box cafe

Rezultate imazhesh për the blue box cafe

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për the blue box cafe

Po, mund të porosisni edhe kruasant!

Normalisht, kafeneja është në ngjyrën bojëqielli tradicionale të dyqanit, po ashtu edhe dekori e serviset. “Duam të ndjeni që jeni brenda një kutie blu, dhe të ndjeni mikpritjen e “Tiffany”, tha Richard Moore, zëvendës/presidenti i “Tiffany”.

Lum njujorkezët!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF