KreuCelebrity

Bon Jovi, në shtëpinë e Tunës dhe Patrisit!

Mos u çudisni. Në fund të fundit, edhe Tuna, edhe Patrisi janë të lidhur ngushtë me muzikën. Kështu që, Bon Jovi mund të jetë fare mirë pjesë e shtëpisë së tyre…edhe pse, në një tjetër version.

Mesa kemi parë së fundmi, Tiani nuk mund t’i shpëtojë fatit të artistit, e jo pa faj. Foto me mikrofon apo instrumenta janë realizuar që muajt e parë të lindjes, ndërsa sot Tuna dhe Patrisi kanë menduar të nxjerrin një mini-Bon Jovi nga vogëlushi i tyre. Me mikrofonin në dorë dhe dizenjot e publikut të vizatuar përqark, Tiani duket se e shijon së shumti këtë lloj argëtimi.

“This ain’t a song for the broken hearted”, ka qenë fraza e shkëputur për përshkrimin e fotos, ndërsa kujtojmë se është vargu më i famshëm i “It’s my life”. Kështu, duket se atmosfera rock ka mbërritur në shtëpinë Berisha, ndërsa plot imazhe të tjera pritet të shohim së shpejti. Shtëpi artistash!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF