KreuCelebrity

Kim Kardashian “spirituale” pas sulmit në Paris, e reflekton në parfumin e ri

Moguli i bukurisë dhe televizionit Kim Kardashian nuk ndalet. Pas 7 parfumeve, ajo vjen me 3 aroma të reja të KKW Fragrance, dhe të gjitha do të përfshijnë lulet gardenia.

Jo vetëm kaq; parfumet do të kenë shishe në formë kristali shërues, diçka e pastër në dizenjo, dhe ndryshe nga stili seksi i Kim Kardashian.

 

Duhet thënë që Kim ka ndryshuar mjaft, që nga sulmi ndaj saj në Paris, duke i lënë pas paratë dhe luksin, e duke iu përkushtuar familjes së saj.

Kim ka treguar që është bërë më spirituale këto kohë, siç duket edhe në parfumet e saj të reja. Ajo i ka ndarë krijimet e saj të reja në Instastory.

Pritet që 3 parfumet e reja të jenë të hapura për publikun brenda këtij muaji.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF