KreuCelebrity

Ledri dhe Noizy bashkëpunim? Fotot e tyre në Instagram ngatërrojnë fansat

Miqësia mes Ledri Vulës dhe Noizyt është një ndër miqësitë më të reja në showbiz-in shqiptar, pasi të dy artistët lanë pas armiqësitë e tyre pak kohë më parë.

Jo vetëm kaq; me sa duket ata kanë një bashkëpunim ndërmend, edhe pse kur Ledri u pyet në emisionin “Thumb” për një projekt të tillë, ai tha se nuk ishte në planet e tyre të afërta.

Si Noizy, si Ledri ia kanë lënë Instagramit për të zbuluar detaje mbi një bashkëpunim midis tyre, sepse ç’mund të jetë tjetër vallë?

Ledri ishte i pari që postoi një foto nga Prishtina, me mbishkrimin “Deri dje Deri dje”.

https://www.instagram.com/p/BbWppl2AcCS/?taken-by=ledrivula

Pas tij, Noizy vazhdoi lojën duke postuar një foto të atleteve në makinë, me mbishkrimin “Deri sot deri sot”.

https://www.instagram.com/p/BbWprZ-lNoD/?taken-by=zinizin

Mund të jetë thjesht një mënyrë e tyrja për të vënë në lojë fansat, por dyshojmë. Nuk ka pse të mos kemi një bashkëpunim nga dy artistët më në zë në Shqipëri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF