KreuStil Jetese

Pippa Middleton vesh pallton që ju duhet për të lëvizur lirshëm

Pippa Middleton vesh pallton e dimrit 2017-2018, që është femërore si një fustan dhe është provuar nga Royal Family (ndoshta)

Me look-un e saj të fundit delikat dhe shumë vajzëror, motra e Kate na tregon si vishet palltoja bon ton këtë stinë.

Jeni të gjitha në kërkim të një palltoje bon ton? Po këtë dimër 2018 përballë një kostumi mashkullor dhe palltove rigoroze, garderoba jonë ka nevojë për një prekje delikate femërore. Dhe Pippa Middleton na mëson sesi. Motra e Kate Middleton, në fakt ka veshur një pallto elegante dhe chic që duket si një fustan, duke na joshur të gjithëve më këtë pamje të fundit street style.

Shenjat e veçanta të kësaj palltoje fustan të firmës Red Valentino? Prerje dopiopetë, rrip në stilin Korean, pjesa e fundit kovë sikur të ishte një fund, kjo është palltoja perfekte, sepse mjafotn e vetme për të bërë look-un. Një pjesë unike për t’u shfaqur sikur të ishte një kostum xhaketë dhe fund, ose një fustan. Mjfaton ta vishni pikërisht si Pippa Middleton, me çorape të trasha dhe një palë këpucë me takë të gjerë të stilit Mary Jane për të krijuar një pamje bon chic bon, ideale për këtë moment dimri.

Fantazia pastaj “pied de poule”, e bën një klasike të madhe, super të rafinuar dhe të përjetshme

Aq sa mund të jetë e miratuar edhe nga etiketa e rrethit të Royal Family! Por në këtë rast do të jetë më mirë që Pippa të mbulojë gjunjët me një fund më të gjatë, ose me një palë pantallona të ngushta.

Po, kjo pallto është me të vërtetë e shumëllojshme. Dhe nga ana tjetër tregon një veshje të lehtë që do të ishte e duhura edhe për të gjitha gratë active dhe në lëvizje. Shikoni Pippa Middleton si e vesh me klas dhe me biçikletë! Pikërisht palltoja që do të donim të vishnim të gjitha ne për të lëvizur lirshëm nëpër qytet.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF