12 VIP-a që janë sozi të frikshme të njëri-tjetrit

Janë shtuar aq shumë aktorët e Hollywood-it dhe këngëtarët në SH.B.A., sa pa frikë kanë nisur të përsëriten, dhe ata takojnë sozinë e tyre në të njëjtën fushë profesionale.

Është tjetër gjë të bëhesh doppelganger-i i një VIP-i me fuqinë e make up-it, siç bëjnë fansat më të çmendur të tyre.

Në listën e mëposhtme do të gjeni vetëm VIP-a, binjakë të njëri-tjetrit, me siguri të ndarë në lindje. E frikshme, apo e mahnitshme?

1. Helen Hunt/Leelee Sobieski

Një dyshe klasike. Të dyja janë aktore, dhe kushedi sa filma të Leelee-t i janë ngjeshur Helen Hunt, sepse fansat nuk e bëjnë dot dallimin midis tyre.

Nuk kanë aspak faj!

Celebrity lookalikes - Mirror Online

2. Javier Bardem/Jeffry Dean Morgan

Do të besonim se janë vëllezër binjakë, sikur të mos kishin një diferencë prej 3 vitesh në moshën e tyre. Me sa dimë, Jeffrey nuk ka as origjinë spanjolle, ndaj nuk është fare i lidhur me Bardem.

Robert Downey Jr Javier Bardem Jeffrey Dean Morgan Tattoo

3. Chad Smith (Red Hot Chili Peppers)/Will Ferrell

Edhe aktori i humorit Will Ferrell e ka sozinë e tij, dhe ai është bateristi Chad Smith i bandës “Red Hot Chili Peppers”. Dyshja është shfaqur edhe në spektaklin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, veshur njëlloj, dhe konkuruan në bateri.

Will Ferrell & Chad Smith drum-off finally happened on ...

4. Zooey Deschanel/Katy Perry

Aktorja dhe këngëtarja janë ngatërruar aq herë sa nuk mbahet mend. Të dyja brune, me sy të mëdhenj blu dhe personalitet unik, ua hedhin edhe fansave më besnikë.

Mbase Katy Perry u mërzit duke u ngatërruar me Zooeyn, dhe kjo shpjegon ndryshimin e saj të fundit në look, kur iu bashkua kampit të bjondeve.

5. Jennifer Lawrence/Bella Hadid

Është më e vështirë t’i lidhësh dy vajzat e njohura me njëra-tjetrën, tani që Jennifer është bjonde platin. Megjithatë, ishte një kohë kur Bella krahasohej me Jennifer-in, derisa krijoi emrin e saj në modë dhe showbiz.

Vetë Jennifer Lawrence ka qenë modele, por gjeti sukses më të madh në aktrim.

Celebrity fashion lookalikes - Fashion

6. Josh Holloway/Nikolaj Coster-Waldau

E mbani mend serialin “Lost” që na bënte të luanim mendsh me historinë e tij? Me siguri e mbani mend edhe Sawyer-in, luajtur nga aktori Josh Holloway. Personazhi “Sawyer” supozohej të ishte “djali i keq”, por historia e “Lost” na shpalos një burrë me zemër të madhe në vijim.

Ironikisht, edhe sozia e tij, Nikolaj Coster-Waldau ka të njëjtin hark të personazhit të tij në “Game of Thrones”, si kalorësi Jaime Lannister.

Të dy janë meshkuj mjaft tërheqës, kjo nuk diskutohet!

Josh Holloway and Nikolaj Coster-Waldau



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.