KreuCelebrity

13 veshje, një këngëtare, ja paraqitjet e Rita Orës që çmendën audiencën!

Rita Ora ishte emri drejtues i MTV EMA për këtë vit, e siç është shprehur edhe vetë këngëtarja, nuk mund të ishte më e lumtur se sa të prezantonte këtë event në shtëpinë e saj, Londër. E njohim natyrën rebele të Ritës, por këtë herë artistja surprizoi që në parakalimin në tapetin e kuq. E veshur me robdeshambër të bardhë dhe me peshqir në kokë, Rita ka lënë gojëhapur të pranishmit, dhe jo vetëm.

Komentet në rrjetet sociale ishin të shumta e të menjëhershme, ndërsa këngëtarja nuk është mjaftuar me këtë modesti. Bizhuteritë e Ritës (vetëm përgjatë kësaj paraqitje) arrinin shifrën prej plot 7 milion dollarësh! Po, e lexuat mirë, dhe të jeni të sigurt që Ora nuk është ndalur këtu.

Artistja ka ndërruar rreth trembëdhjetë veshje gjatë mbrëmjes, e sikur kjo të ishte e gjitha, nuk do të mbeteshim të habitur. Për secilën nga daljet në skenë, Rita është kujdesur të ndërrojë paraqitje kokë e këmbë, duke filluar nga flokët, e deri tek këpucët. Me pak fjalë, është shndërruar në një kameleon skenik.

Parukë të kuqe, të verdha, të zeza, fustan i gjatë, pantallona të shkurtra, çizme, taka të larta – gjithçka e kemi parë nga Rita mbrëmjen e djeshme. Përmbyllja e natës u festua në një nga klubet e Londrës, ndërsa këngëtarja zgjodhi veshje të zezë kokë e këmbë, të cilës i shtoi më vonë edhe një peliçe të gjatë shumëngjyrëshe. Rita vërtetë na la pa frymë këtë herë…!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF