18 mënyra të thjeshta për të kombinuar xhupat xhins

Duket e thjeshtë, por nuk është, gjeni me ne si të kombinoni xhupin xhins që të mos dukeni banale dhe si ta shmangni atë.

Je një fanse e xhupit xhins dhe nuk e heq nga trupi edhe kur ajri ka filluar të freskohet? Ose  e ke veshur kështu disa herë dhe nuk di më si ta kombinosh.

Aspak frikë për ty, direkt nga Fashion Week i Nju Jork, Londra dhe Milano 18 ide për look-un dhe kombinimet me të cilat mund të përshtasësh gjatë xhaketat xhins të garderobës.

Shfrytëzoji ende për vjeshtën me një look shumë të thjeshtë, duhet vetëm të ndërrosh këndvështrimin dhe të zbatosh rregullat e zakonshme.

1 XHUP XHINS DHE FUSTAN POSHTË

Ky është një kombinim përrallor i viteve ’90. Poshtë xhupit xhins bëj një kombinim minimal chic me një t-shirt të bardhë dhe fustan slip-dress të mëndafshtë.

2 MISS SIXTY

Fustan dhe t-shirt

3 XHUP XHINS DHE PANTALLONA TË NGUSHTA TË ZEZA

Ngriji Nlart mëngët e xhupi xhins, trego siluetën me një palë pantallona xhins të zeza dhe një t-shirt të bardhë.

4 DESIGUAL

Xhinse të ngushta të zeza, me efekt të sfumuar te kofshët

5 VISHE XHUPIN XHINS SI NJË KËMISHË

Në këtë mënyrë krijoni një ndarje materialesh dhe look-u bëhet shumë interesant.

6 ZALANDO JEANS

Xhupi xhins me xhepa.

7 ZBULONI KËMBËT ME XHUPIN XHINS OVERSIZE

Ekzagjeroje si Haley Baldëin, një që me stilin e saj frymëzon, dhe provonje me xhupin xhins oversize, të gjatë sa një minifund, për t’u kombinuar me një  maxi t-shirt. Është gjithçka maxi për t’u dukur mini!

8 P.A.R.O.S.H

T-shirt e gjatë e qëndisur

9 SHPATULLA TË ZHVESHURA DHE FUND TYLI TRANSPARENT

Për një look romantic zbulo shpatullat me një fustan tyli “ballerina style”: ngjyrat perfekte janë e zeza, roza e çelët dhe e arta.

10 GIORGIA & JOHNS

Fustan tyli trasparent.

11 KOMBINO MINIFUNDIN ME TË NJËJTËN NGJYRË TË XHUPIT XHINS

Fiks sikur të ishte një kostum xhaketë +pantallona. Syri I nuancës duhet të jetë identik.

12 7 For All Mankind

Fundi xhins i drejtë

13 XHUPI XHINS I SHKURTËR

Shkurto gjithçka! Ngrije elin dhe vish në modalitetin e tendencës xhupin xhins të shkurtër sikur të ishe duke sfiluar dhe kombinohu me një t-shirt të shkurtër.

14 ALCOTT LOS ANGELES

T-shirt i shkurtër pambuku

15 XHUPI XHINS PERFEKT SHKON ME XHINSE TË GRISURA

Gjej një ekuilibër me një look 100% denim që kombinon një pjesë të rregullt dhe një pak “stresuese” me një palë xhinse të grisura ngjyrë të çelët dhe bel të lartë.

16 GAS

Xhinse me bel të lartë të grisura

17 XHUP XHINS OVERSIZE DHE FUSTAN MBRËMJEJE

Do me të vërtetë një look kopertinash? Kombino një fustan të gjatë mbrëmjeje fantazie ( që nuk është blu ose gri)me xhupin xhins oversize të preferuar dhe vish një palë çizme #kinkyboots. Janë gjithandej.

18 PARIS ATELIER & OTHER STORIES

Fustan i gjatë fantasia.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.