3 femra fenomenale prezantojnë “MET Gala 2018”: Rihanna, Amal dhe Donatela

Po aq e rëndësishme sa tema e eventit të përvitshëm “MET Gala” (këtë vit është “Trupa qiellorë: Moda dhe Imagjinata Katolike”), është edhe zbulimi i prezantueseve, kolege të kryeredaktores Anna Wintour.

Rolin e vitit të kaluar të Katy Perry, Pharrell Williams, Gisele Bündchen, dhe Tom Brady, këtë vit e marrin 3 femra fenomenale, të suksesshme po aq sa glamour. Treshja bombastike e këtij viti është Rihanna, Amal Clooney dhe Donatela Versace.

 

Tre femra nga 3 fusha të ndryshme, muzikë, drejtësi dhe modë, por këto detaje nuk kanë rëndësi, pasi askush nuk mund ta hedhë poshtë talentin e tyre dhe aftësinë që kanë për të dominuar skenën.

Mezi presim të shohim veshjet e tyre, si dhe performancën në bashkëpunim me Anna Wintour, në mbrëmjen e 7 maj 2018.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.