KreuCelebrity

Alketa me kokën pas: “Jetonim në familje të thjeshtë, por ishim të lumtur…”

Lajmi për projektin e Alketa Vejsiut në MediaSet shkaktoi jo pak zhurmë, e me të drejt. Jemi mësuar ta shohim pothuajse çdk sezon në ekranin e televizioneve shqiptare, por mesa duket moderatorja nuk do të jetë më pjesë e tyre. Ose të paktën, kështu mendohet deri sa të ketë diçka më konkrete lidhur me Italinë për sytë e publikut.

Por, dita e sotme duket se e ka gjetur Alketën më nostalgjike se kurrë, duke kujtuar kështu një pjesë jo të pakët të viteve që gjithkush lë pas. Në moshë fare të vogël, krahë një djali pothuajse moshatar, Vejsiu nuk ka patur pak për të thënë. “Me vëllain…”, ka shkruar fillimisht ajo, duke na treguar edhe më shumë mbi imazhin e postuar.


“Jetonim në një familje të thjeshtë, por ishim të gëzuar! Foto ime e preferuar e fëmijërisë!”, ka vijuar edhe më tej Alketa, duke lënë të kuptohet qartazi mallin që ndjen për atë periudhë të jetës. Vallë të jetë mallëngjyer që tani moderatorja për shkak të angazhimeve që pritet të shtohen së shpejti? Edhe pse nuk dihet, diçka është e sigurt: të gjithëve na pëlqen të rikthehemi pas në kohë, apo jo?

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF