KreuCelebrity

Armina zgjedh unazën e ëndrrave/Dasmë në sfond?!

Janë një ndër çiftet më të njohur në Shqipëri, dhe këtë muaj ata festuan 3-vjetorin e lidhjes së tyre, në Como të Italisë. Mund të thuhet se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë në rrugë të mbarë në romancën e tyre, dhe mbase është koha për të hedhur hapin e radhës.

Në bazë të Instastory-ve të saj, Armina ndodhej dje në një ankand orësh dhe stolish luksoze, mbajtur në Gjenevë. Ajo ka ndarë me ne disa nga stolitë më të bukura dhe diamantët më të mëdhenj, me çmime marramendëse.

Jo vetëm kaq, pasi fashionistja shqiptare na ka treguar gjithashtu edhe një unazë me një gur të konsiderueshëm diamanti, duke e quajtur “dream ring”… mos mbase po na tregon diçka?

Përveç unazës së parë, me një gur me prerje rrethore, Armina ka provuar edhe një unazë me diamant kolosal, me prerje “Emerald”. Është e vështirë të zgjedhësh midis të dyjave!

Edhe nëse nuk kemi një dasmë të afërt mes Shkëlzenit dhe Arminës, Shkëlzeni bën mirë të mbajë shënim mbi shijet e partneres së tij. Armina i ka treguar mjaftueshëm, dhe mbase fare haptazi po i hedh fjalën për martesë. Le të presim!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF