Brad Pitt nuk e harron dot Angelinan, lidhet me princeshën sozi të saj

Mbas Angelina Jolie, e cila po përgatit martesën e radhës me një 40-vjeçar shumë të pasur, biznesmen e filantrop, edhe Brad Pitt duket i vendosur për ta lënë pas martesën e tyre… por jo plotësisht.

Burime pranë aktorit të dashur tregojnë se Brad Pitt dhe Charlotte Casiraghi, mbesa e Grace Kelly, kanë mbi një muaj që frekuentojnë njëri-tjetrin. Ata janë njohur nga miq të përbashkët dhe vetëm një javë më parë kanë shkuar në muzeun e arteve në Los Angeles, ku janë parë nga shumë fansa.

Rezultate imazhesh për charlotte casiraghi

Nuk mund të mos bjerë në sy ama ngjashmëria e madhe midis Charlotte dhe Angelinas, të dyja brune me sy të mëdhenj blu dhe tipare të theksuara.

A është Charlotte në dijeni të kësaj arsyeje të fshehtë të Brad Pitt vallë?

Princesha e Monakos është cilësuar madje si “Angelina Jolie e re”, dhe është nënë e 3 fëmijëve. Mbase kjo ka ndihmuar në zgjedhjen e saj nga Brad Pitt, i cili është gjithashtu prind i përkushtuar.

Kishte fjalë që Brad Pitt po dilte me një person të ri, por askujt nuk ia merrte mendja se ai kishte një princeshë në krah tashmë!



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.