Çifti i njohur shqiptar, rikthehen me një duet së bashku!

Duetet mes këngëtarëve (partnerë në jetën reale) nuk janë të rralla. Kemi parë bashkëpunime nga më të shumtit, kryesisht balada dashurie apo këngë me natyrë romantike. Ka patur dhe nga ato raste, kur lidhja ka marrë fund mes artistëve, në një kohë që duetin e tyre e kemi dëgjuar për kohë me radhë.

Por, ky nuk është rasti i Miriam Canit dhe Alban Skënderaj, pasi çifti gëzon harmoni të plotë së bashku me vajzën e tyre. Nëse i kujtoni disa nga bashkëpunimet e Canit dhe Skënderaj, duhet të përgatiteni për këngën e radhës. Po, ata do të surprizojnë jo pak fansat së shpejti!


Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram.   “A jeni gati për duetin e radhës?”, ka shkruar Miriami poshtë imazhit, ndërsa shihet krahë Albanit. Mesa duket, çifti ka përgatitur një projekt enkas për fansat, edhe pse nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme. Na mbetet vetëm të presim…

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.