KreuBusull

Corriere della Sera: “Tirana shumëngjyrëshe dhe e komplikuar”

Pas një artikulli nga revista Vogue, ka qenë gazeta prestigjioze italiane “Corriere della Sera” që i ka kushtuar një artikull të veçantë kryeqytetit tonë Tiranës mbi ndryshimet dhe zhvillimet që kanë ndodhur në vend në vitet e fundit.

Tirana cilësohet si një qytet “Pop”, i cili po vrapon për të rifituar kohën e humbur pas regjimit komunist. Ky artikull përmend gjithë risitë si autobusi elektrik, ndërtimet e larta, apo shtimi i gjelbërimit, e pa harruar edhe mijëra italianët që janë bërë pjesë e kryeqytetit duke punuar këtu në fusha të ndryshme.

Gazeta krahason trafikun e Tiranës me atë të Romës, bori që dëgjohen pa fund nëpër rrugë, të cilat përzihen me këngën që dëgjohet nga minareja e xhamisë e këmbanat e kishave. Në artikull përmenden edhe figurat e Edi Ramës e Erion Veliajt.

Tirana ka lënë pas periudhën komuniste e tani mund të quhet sinteza e fytyrës së re të një vendi ballkanas e cila i përkushtohet gjelbërimit e ndërtesave të larta. Kryeqyteti cilësohet si një vend në të cilin ambientohesh lehtë.

20.000 italianë kanë arritur të punësohen në bizneset e restoranteve e shëndetësisë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF